E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çështja “Gërdeci”, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatmir Mediut
Lajme

Çështja “Gërdeci”, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatmir Mediut

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili kërkoi prishje të vendimit të GJKKO për hapje të hetimit për dosjen “Gërdeci”.

Mediu nëpërmjet avokatit të tij pretendoi se vendimi ishte në shkelje të ligjit, të parimit të gjësë së gjykuar. Shkelje u konsiderua sipas mbrojtjes dhe fakti se një gjykatë më e vogël prishi vendimin e Gjykatës së Lartë.

Mbrojtja e Mediut argumentonte se vendimi është i cenueshëm, sa kohë një gjykatë e një shkalle më të vogël ka rrëzuar një vendim të Gjykatës së Lartë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, regjistroi procedim penal ndaj ish-ministrit për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues.

Lëvizja erdhi pasi Gjykata e Posaçme e Apelit, GJKKO vendosi më 24 shtator rikthimin për hetim në SPAK të dosjes “Gërdeci”.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut erdhi pas 12 vitesh me inciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve” , ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.