E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë do bëjë Berisha nëse gjykata do njohë edhe Kuvendin e Bashës  Tani
Lajme

Çfarë do bëjë Berisha nëse gjykata do njohë edhe Kuvendin e Bashës Tani

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet gjatë intervistës në A2 CNN se çfarë mund të ndodhë nës gjykata do të njohë edhe vendimet e Kuvendit të 18 dhjetorit të mbajtur në Pallatin e Kongreseve nga Lulzim Basha sikurse ndodhi me atë të 11 dhjetorit që u mbajt nga Komisioni i Rithemelimit në Air Albania.

Berisha tha se asnjë gjykatës normal nuk mund të pranojë kuorumin prej 1958 votash, pavarësisht se Basha sipas tij e ka servirur për 5004, duke i sugjeruar këtij të fundit një kurs të ri matematike.

“Gjykatës me fakultete mendore normale që të pranojë 1958 për 5004 nuk besoj që gjen as në shtëpitë e problemeve të shëndetit mendor. Por gjykatës nuk mund ta pranojë atë se kuvendi ka një kuorum dhe shifra 1958 është nën kuorumin e vendimeve dhe asnjë vendim nuk ka vlerë por ky kuorum është servirur 5004 dhe kjo është matematika e Bashës dhe tani do ketë kohë të bëjë një kurs të ri matematike”, – tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.