E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë do të ndodhë nëse refuzohet kërkesa e SPAK për Ballukun?
Lajme

Çfarë do të ndodhë nëse refuzohet kërkesa e SPAK për Ballukun?

Kreu i Grupit Parlamentar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Gazment Bardhi, deklaroi në një konferencë për mediat se opozita do të thërrasë protestë ditën kur Kuvendi i Shqipërisë të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Sipas Bardhit, nëse Parlamenti nuk miraton kërkesën për heqjen e imunitetit, zona përreth Kuvendit do të mbushet me protestues. Ai paralajmëroi se qytetarët nuk do të tërhiqen deri në momentin që, sipas tij, të lejohet drejtësia të veprojë.

Bardhi akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama se për muaj me radhë ka mbrojtur Ballukun dhe se shkarkimi i saj, sipas opozitës, është pasojë e presionit të aferave dhe skandaleve korruptive.

“Jemi dëshmitarë që për gati dy muaj e gjysmë, Rama tentoi të ishte zyra e avokatisë së Ballukut. Në fund nuk kishte mbetur asgjë tjetër veç shkarkimit të saj. Kjo tregon se ai po mbron veten e tij dhe jo vetëm Ballukun”, u shpreh Bardhi.

Ai shtoi se në rast se Kuvendi refuzon kërkesën e SPAK, institucioni do të shihet nga qytetarët si një “bunker” që mbron të korruptuarit.

“Jemi dëshmitarë që për gati dy muaj e gjysmë, Rama tentoi të ishte zyra e avokatisë së Ballukut. Dhe siç dukej, nuk kishte mbetur asgjë tjetër veç shkarkimit të saj. Deklarata të tilla janë sinjale të asaj që ka thënë PD, se Rama po mbron veten e tij, jo vetëm Ballukun. Vërtetohet se ai është në dosjen e SPAK-ut. Ai po mbahet peng nga Balluku, sepse nëse ajo shkon në burg, do të shkojë edhe ai pas saj.

Ky do të ishte momenti më i rëndë në demokraci, që do të vinte në dyshim ekzistencën e shtetit ligjor. Ndaj, sot dua që përmes kësaj konference për shtyp të njoftoj se ditën kur Kuvendi të shqyrtojë mandatin apo imunitetin e Ballukut, PD do të thërrasë në protestë qytetarët para selisë së Kuvendit.

Nëse shkon skenari i refuzimit të kërkesës së SPAK-ut, qytetarët do ta trajtojnë Kuvendin si bunker ku janë strehuar të korruptuarit, i cili do të duhet edhe të shembet. Ditën kur Kuvendi shqyrton kërkesën për mandatin, qytetarët janë të ftuar në protestë para selisë së Kuvendit. Që nga ai moment, nëse mbahet qëndrim pro Ballukut, ai institucion do të quhet bunker i të korruptuarve.”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.