Çfarë faji kanë këta dy engjëjt në foto që fluturuan kaq shpejt në qiell?!

Një familje sot u shua nga skizofrenia dhe shpejtēsia e gangove të palarë që rëndom i has nga Tirana e deri në fshatin më të largët. Në këtë foto mund të ishin fëmijet e mi, dhe të çdo familje që ndez makinën vë rripin e sigurimit dhe niset me fatin mister drejt rrugëve të vdekjes nëpër atdhe…
Familja Gushi sot u shua krejtësisht. Eva 9 vjeçe, motra tjetër 14 vjeçe Anastasia babai Eduarti 44 vjeç dhe nëna e dy vajzave Silvana 33 vjeçe.
Policia është në të shumtën e rasteve ose për të konstatuar sa viktima janë, të shkruajê gjoba dhe të zhvasë ndonjë lekë nga tipa të tillë që shkaktuan tragjedinë e radhës.
Kokëpalarët me zinxhirë apo të rinjtë e frustruar nga fuqia e lekut të baballarëve injorantë që shkaktuan gjëmën e famijes do të jetojnë sepse baballarët kanë lekë për
policin, prokurorin dhe gjykatësit… Deri në lajmet dhe kronikën për gjëmën e radhës të lutemi qe të mos jemi në momentin e gabuar, në vendin e gabuar dhe me fatin blozë të zi kur të ndajmë të njëtën rrugë me gangsterët e vdekjes…
Dy prindërit dhe dy vajzat qofshin të parajsës!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



