‘Çfarë fitojnë shqiptarët nga marrëveshja?’/ Bushati: Hani prestigj, se të tjerat shkojnë në Surrel
Bushati ktheu në vëmendjen marrëveshjen e Merkel me Erdoganin ku bashkë me refugjatët, kishte dhe një paketë me 6 miliardë euro, si dhe atë të Tunizisë duke i ofruar 127 milionë euro por që nuk u pranua.
Sipas Bushatit, argumentat e socialistëve në panel se kjo marrëveshje mes Ramës dhe Melonit ishte për prestigj, analisti tha se shqiptarët të hanë prestigjin, se të tjerat shkojnë në Surrel.
Bushati: Kemi dy raste të kohëve të fundit, kemi marrëveshjen Merkel-Erdogan për ndalimin e refugjatëve sirianë dhe tentativën e BE me Tunizinë sepse nuk mbaroi dot. BE me Erdoganin bëri bashkë me marrëveshjen për refugjatët, një paketë 6 miliardë euro për Turqinë.
BE në shtator i propozoi marrëveshje Tunizisë 127 milionë euro, që të pranonte kthimet, të vendoste forcat e veta në shërbim, që të kontrollonte më mirë kufirin etj.
Pyetja që ngre unë është çfarë fitojnë shqiptarët? Prestigj thotë Ndreca! Atëherë unë i them hani prestigj se të tjerat shkojnë në Surrel. Hani prestigj se të tjerat shkojnë në Surrel.
E para ekonomikisht nuk ja vlen barra për prestigjin dhe e dyta po të ishte për prestigj, njerëzit që kanë prestigj mendojnë dhe para dy vitesh që ne vendeve të pasura europiane do i pranojmë refugjatët. Kjo është punë sharlatanësh dhe nuk është punë njerëzish me prestigj dhe të ndershëm.
Ndërsa gazetari Lorenc Vangjeli ka sjellë në vëmendje deklaratën e bujshme të vitit 2018 të kryeministrit Edi Rama i cili në një projekt të ngjashëm me marrëveshjen me Italinë, atëherë ishte për pranimin e refugjatëve të Afrikës Veriore, thoshte se Shqipëria nuk bëhet kosh plehrash toksike për njerëzit e dëshpëruar, madje duke e cilësuar dhe si një zgjidhje të rrezikshme.
Vangjeli shprehet se koherenca nuk u shkon politikanëve si Rama sepse nëse deri dje e dëgjuam të thotë ‘kurrë’, sot shihet të bëjë të njëjtën gjë që deri para pak e konsideronte të rrezikshme.
“Kjo padiskutim do të jetë një çështje e cila do të krijojë zhurmë shumë të madhe, që këto historitë e vogla do t’i fashisë për disa kohë. Sot filloi por nuk i dihet sesi shkon. Më bën përshtypje 3 deklaratat e ndryshme që ka dhënë Rama, 2018, 2021 dhe deklarata e sotme.
Në deklaratën e vitit 2021 Rama përmend fjalën ‘kurrë’. Ndoshta do të ishte mirë që politikanët shqiptarë ta heqin fjalën ‘kurrë’ nga fjalori sepse ata edhe për shkak të jetëgjatësisë në pushtet ata nuk ndryshojnë, ndërkohë qëndrojnë rrethanat që atyre u duhet të thonë të kundërtën e atyre që kanë pranuar më parë. Koherenca nuk është një kostum që u shkon politikanëve shqiptar në përgjithësi.”/Syritv
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



