E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë i shkakton trurit tuaj përdorimi i telefonit në mëngjes
Uncategorized

Çfarë i shkakton trurit tuaj përdorimi i telefonit në mëngjes

Mëngjesi është koha më e rëndësishme e ditës prandaj është e thelbësore të ndiqni disa zakone të shëndetshme që ndikojnë në mirëqenien tuaj. Një ndër këto zakone është edhe mos përdorimi i celularit.

Edhe pse telefoni është një nga pajisjet më të domosdoshme në kohët e sotme, ai ka edhe disa efekte negative, veçanërisht kur e përdorim sapo jemi zgjuar.

Fillimi i ditës pa rrjete sociale

Sipas studiuesve përdorimi i celularit në mëngjes shkakton stres.

“Telefonat lëshojnë dritë blu, e cila është e lidhur me lirimin e hormonit të stresit, kortizolit. Kortizoli e bën zemrën të rrahë më shpejt dhe mund të shkaktojë edhe ankth”, thotë Charlotte Armitage, psikologe në Be Device Wise, Angli.

Më tej psikologia thekson se fillimi i ditës me lajme të këqija mund të ndikojë në shëndetin tonë mendor pasi shumica e informacionit që shohim është negativ.

“Në mëngjes, ju akoma nuk jeni përshtatur plotësisht me ditën, ndaj edhe kjo lloj përmbajtjeje mund të ndikojë negativisht për nisjen e ditës”,shtoi ajo.

Fillimisht jepini përparësi të gjumit tuaj. Krijoni një rutinë rreth orës së gjumit dhe shmagni përdorimin e telefonit 1 orë para gjumit. Sipas ekpertëve drita e telefonit e bën më të vështirë të bini në gjumë.

“Provoni të shkëputeni përkohësisht nga celulari, duke e vendosur në heshtje kur flini- në mënyrë që asnjë njoftim që vjen të mos prishi gjumin tuaj. Duke bërë këto gjëra, ju po merrni kontrollin e telefonit tuaj në vend që telefoni juaj t’ju kontrollojë juve”, përfundon Armitage.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.