E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë ndodhi? Zarf i zi në shtëpi, anulohet televotimi
Showbiz

Çfarë ndodhi? Zarf i zi në shtëpi, anulohet televotimi

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pasi një “zarf i zi” ka mbërritur brenda shtëpisë duke ndryshuar rrjedhën e lojës.

Sipas njoftimit të bërë nga faqja zyrtare e formatit, televotimi që ishte hapur për publikun është anuluar, megjithatë banorët e shtëpisë nuk janë ende në dijeni të këtij vendimi.

Në televotim ishin tre prej konkurrentëve të shtëpisë: Selin, Gimbo dhe Greta. Ata kishin përfunduar në nominim pas një vendimi të marrë nga Juela, e cila gjatë lojës hapi të ashtuquajturën Kutinë e Pandorës, një mekanizëm që sjell pasoja të papritura në dinamikat e garës.

Mbërritja e zarfit të zi ka shtuar misterin mbi atë që pritet të ndodhë më tej në shtëpi. Deri më tani nuk është bërë e ditur arsyeja konkrete e anulimit të televotimit apo se çfarë pasojash do të ketë kjo për banorët e përfshirë.

Më shumë detaje pritet të zbulohen gjatë spektaklit Prime të së shtunës, kur Vëllai i Madh do të sqarojë për publikun dhe banorët vendimin e marrë dhe ndikimin që do të ketë në vazhdimin e lojës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.