E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë thotë raporti j KE për opozitën
Lajme

Çfarë thotë raporti j KE për opozitën

BE kritikon Komisionin për Reformën Zgjedhore: Nuk arritën asnjë përparim. Nevojitet dialog politik

Pjesë nga Progres-Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë:

“Ligji për Komisionet Hetimore është në fuqi”, Komisioni Europian: E drejta e opozitës për Komisione Hetimore garantohet nga Kushtetuta

Komisioni Europian i ka kushtuar vëmendje edhe refuzimit të Komisioneve Hetimore nga mazhoranca, që së fundmi ka shkaktuar kaos në punimet e Kuvendit.

Raporti i Komisionit Europian konstaton se e drejta e opozitës për Komisione Hetimore garantohet nga Kushtetuta. Refuzimi i mazhorancës me argumentin qe do ndryshojë ligjin për Komisionet Hetimore nuk qëndron për sa kohë ligji ekzistues është në fuqi.

“Gjatë periudhës raportuese, opozita kërkoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, por mazhoranca i hodhi poshtë të dyja kërkesat, pavarësisht se e drejta e opozitës për të inicuar komisione të tilla garantohet me Kushtetutë. Argumenti i mazhorancës në të dyja rastet ishte se është në shqyrtim një rishikim i ligjit për komisionet hetimore. Ligji aktual, megjithatë, mbetet në fuqi.” – thuhet në Raportin e Komisionit Europian për vitin 2023.

“Përjashtimi i 23 deputetëve të opozitës”, Komisioni Europian: E paprecedentë. Rregullat duhet të nxisin dialog politik konstruktiv mes opozitës dhe mazhorancës

Në Raportin për Shqipërinë të Komisionit Europian është përfshirë edhe rasti i përjashtimit të 23 deputetëve të opozitës. Komisioni Europian e konsideron si të paprecedentë dhe nxit një dialog politik më konstruktiv midis opozitës dhe mazhorancës.

“Mosmarrëveshjet mes mazhorancës dhe opozitës, veçanërisht për refuzimin e kryeministrit për të marrë pjesë në shumicën e interpelancave të kërkuara nga opozita, shkaktuan një ndërprerje të përkohshme në funksionimin normal të Kuvendit. Sekretariati i Etikës vendosi disa masa disiplinore, duke rezultuar në përjashtimin e paprecedentë të 23 deputetëve të opozitës brenda një muaji. Nevojiten standarde më të larta etike në punimet e Kuvendit për të nxitur një dialog politik më konstruktiv midis opozitës dhe mazhorancës.” – thuhet në Raportin e Komisionit Europian për vitin 2023.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.