Çfarë zullumesh fsheh Balluku që ndalon auditimin e “Air Albania”?
“Air Albania”, kompania ajrore e mafies turko- shqiptare?
Çfarë e lidh Sinan Idrizin, me izraelitin Ron Yeffet?/ Miliona Euro nga buxheti i shtetit, po bëhen “kurban” përmes aktivitetit sekret financiar të kësaj kompanie. Një indicie, se në linjat Tiranë- Stamboll, Tiranë- Dubai e anasjelltas, transportohen mallra të botës së krimit; përveç skandalit anti- kushtetues që 90% e kanë privatët, kur shumicën mbi 50% të aksioneve duhet t’a ketë Shteti Shqiptar si përfaqësues i Flamurit
Përdorja e pushtetit dhe pasurive publike si çiflik privat prej bandës kryeministrore, dëshmohet dhe nga fakti se prej 5 muajsh, Belinda Balluku nuk po lejon Auditin e Brendshëm të Ministrisë, për të kontrolluar aktivitetin e kompanisë “Air Albania”.
Të drejtën për kontrollin e të ardhurave, ministria e ka si institucion licencues e mbikëqyrës, por së pari si ortake me 10% të kapitalit e të ardhurave në këtë kompani ajrore me status real “PPP”, sepse 90% është dhënë pa garë e është maskuar si “Shoqëri anonime”.
Drejtoria e Auditit të Brendshëm të Ministrisë së Infrasktrukturës, ka tentuar të bëjë kontroll ekonomiko- financiar në muajt mars, prill e korrik, por ortakët privatë u justifikuan, se administratori turk Sinan Dilek i ka dokumentet në Stamboll e nuk vjen dot në Shqipëri.
Auditi i ministrisë, planifikoi kontroll dhe javën e parë të muajit shtator e në fillim të kësaj jave, por përsëri nuk e lejoji ministrja Balluku, ndërkohë që administratori turk Sinan Dilek, njoftoi se nuk vjen dot në Shqipëri, gjë që tregon se është njoftuar nga Balluku për të bllokuar kontrollin.
Shkaku kryesor i bllokimit të auditimit, është: “Air Albania”, që prej shtatorit 2018 kur është krijuar e deri tani, nuk i ka dhënë asnjë qindarkë fitim (divident) qeverisë shqiptare, paçka se vazhdon aktivitetin me kapacitet të plotë të transportit të pasagjerëve dhe mallrave.
Të ardhurat e “Air Albiania” nuk i di Drejtoria e Financave të Ministrisë që ka 10% aksione e i jep nga 300 mijë Euro në muaj për shërbime; madje në muajin maj i dha 11 milionë Euro për gjoja blerje avionë të rinj, kur ministria duhet të marrë fitime, ndërsa avionë të rinj nuk ka.
Informacion për të ardhurat e kompanisë “Air Albania”, nuk ka as “Albcontrol”, që administron pjesën 10% aksione të qeverisë, por as Drejtoria e Tatimeve, mbasi dy ortakët drejtues Sinan Dilek e Sinan Idrizi nuk dorëzojnë bilancet financiare.
Ky ishte shkaku real, që më 1 shtator 2022, Qendra Kombëtare e Biznesit i pezulloi aktivitetin kompanisë “Air Albania”, por mashtroi duke thënë, se nuk ishin përcaktuar pronarët, ndërsa më 7 shtator e hoqi pezullimin me urdhër të Edi Ramës.
Përse nuk dorëzohen bilancet në tatime?
Përse te bilancet e Drejtorisë Qeveritare, nuk ka kapitull: “Transport ajror për kryeministrin, por as te “Albcontrol” që administron 10% aksione? Por ka zëra, se për linjat Tiranë- Stamboll, Tiranë- Dubai e anasjelltas, avionëve të “Air Albania” nuk u bëhet kontroll policor për ngarkesat që transportojnë, indicie se kemi të bëjmë me “punë djalli”.
Këtë indicie e krijon fakti, se kjo kompani u licencua vetëm për aktivitet të përhershëm transport udhëtarësh, ndërsa 7 muaj më pas, më 19 mars 2019, iu shtua dhe transporti i mallrave e kafshëve të çdo lloji, por çuditërisht nuk ka regjistrim transportesh të tilla.
Saktësojmë se 49% të “Air Albania” i ka dhëndri i Erdogan, i maskuar pas punonjësit të tij turk Sinan Dilek, ndërsa 41% i ka mashtruesi e pastruesi i parave të pista nga Vlora, Sinan Idrizi, i cili i ka regjistruar në emër të gruas e vajzës.
Çfarë e lidh Sinan Idrizin, me izraelitin Ron Yeffet në kompaninë “Air Albania” të cilin ia prezantoi Edi Tamës në kryeminstri; dhe a kanë lidhje me aksione ilegale në aeroportin e Vlorës, i cili po shtrohet me zhavorrin e Vjosës, nëpërmjet firmës së tyre “Mifol Inert Shpk”?Pamfleti
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



