E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Chiellini flet  për kualifikimin e Shqipërisë në Euro2024: Kam shumë miq shqiptarë, e meritojnë
Lajme

Chiellini flet për kualifikimin e Shqipërisë në Euro2024: Kam shumë miq shqiptarë, e meritojnë

Futbollisti i njohur italian, Giorgio Chiellini ka komentuar shortin e EURO2024 dhe fatin e Italisë në turneun europian.

Chiellini i cili ishte kapiten i Italisë kur mposhti Anglinë në finalen e Euro 2020, thotë se “azurrët” kanë premisa edhe për këtë kampionat.

Duke komentuar, grupin B ku Italia përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Shqipërinë, Chiellini tha fjalët më të mira për shqiptarët.

Ai e cilësoi Shqipërinë një vend mik dhe që duhet respektuar ashtu siç e meriton.

“E njoh shumë mirë shortin italian. Kroacia dhe Spanja janë skuadra të mira me përvojë, me lojtarë të mirë. Shqipëria është miku ynë më i madh me të cilin përballemi. Jemi shumë të lumtur që ata u bashkuan në Euro. Unë kam shumë miq shqiptarë dhe e meritojnë. Ne duhet ta respektojmë atë. Natyrisht, ne do të përpiqemi të kalojmë grupin, të arrijmë në çerekfinale dhe më pas do të shohim. Ne kemi parë edhe në Europianin e fundit, ishim me fat.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.