E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Chris Brown sërish në telashe, këngëtari akuzohet për përdhunim
Showbiz

Chris Brown sërish në telashe, këngëtari akuzohet për përdhunim

Chris Brown është arrestuar në Paris, pasi akuzohet për përdhunimin e një 24-vjeçareje mbrëmjen e 15 janarit në një hotel në kryeqytetin francez.

Brown dhe dy persona të tjerë janë në paraburgim në Paris, që prej ditës së hënë, pasi një vajzë paraqiti një ankesë për përdhunim ndaj tij. Brown është ende në paraburgim, ndërkohë që policia është duke verifikuar akuzat.

Revista franceze “Closer” raporton se ngjarja ka ndodhur në hotelin Mandarin Oriental.

Vajza ka thënë se ishte takuar me Brown në  një klub nate pranë Champs Elysee, dhe pastaj ishin kthyer në hotelin e tij me vajza të tjera dhe dy burra të tjerë.

Viktima tha se Brown e kishte ftuar atë në hotel dhe më pas e kishte sulmuar kur kishin mbetur vetëm. Lajmi i arrestimit të tij bëhet publik pak orë pasi u zbulua e dashura e re e këngëtarit, Ammika Harris, me të cilën ai ishte fotografuar në Paris.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.