E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
CIGARE KONTRABANDË NGA MAQEDONIA, BLLOKOHET AUTOBUSI NË PORTIN E DURRËSIT, ARRESTOHET 32-VJEÇARI
Lajme

CIGARE KONTRABANDË NGA MAQEDONIA, BLLOKOHET AUTOBUSI NË PORTIN E DURRËSIT, ARRESTOHET 32-VJEÇARI

Policia Kufitare ka bllokuar në Portin e Durrësit një autobus me cigare kontrabandë. Mësohet se cigaret vinin nga Maqedonia, ndërsa është arrestuar një person.

Policia bën me dije se Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave shtesë për parandalimin , evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjatë kontrollit   në vijën e dytë të autobusëve dhe kamionëve,  në autobusin e linjës Maqedoni-Durrës-Bari, me drejtues shtetasin Q.S., kanë konstatuar të fshehura në brendësi të autobusit  steka me paketa cigare të llojeve të ndryshme të pa deklaruara nga ana e drejtuesit të autobusit.

Menjëherë është njoftuar Grupi Hetimor,  ku gjatë kontrollit  të  imtësishëm të ushtruar nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar , Policisë Kufitare dhe shërbimeve doganore, rezultoi se brenda autobusit ishin të fshehura 309 steka me paketa cigare të markave të ndryshme (3090 paketa),  kontrabandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para  hetimore Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-Q.S.,32 vjeç, banues në Gostivar, për veprat penale “Kontrabanda me mallrat që paguhet akcizë” dhe  “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë “.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.