E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Cilët janë 3 të përzgjedhurit për kontrollin e sistemit të drejtësisë
Lajme

Cilët janë 3 të përzgjedhurit për kontrollin e sistemit të drejtësisë

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, nga 13 kandidatë që shprehën interesin për të qenë pjesë e ILD-së, ka konfirmuar deri më tani 3, kandidatja Marsida Xhaferrllari do të marrë një përgjigje sot.

Kështu, një nga kandidatët për anëtar i ILD-së është gjyqtari Artur Malaj, gjyqtar i Gjykatës Administrative. Mes disa dyshimeve për pasurinë, Malaj arriti të kalonte kontrollin e trefishtë të KPK-së në gusht të vitit që lamë pas, ndërsa vendimi është ankimuar nga Komisioneri Publik, i cili kërkon shkarkimin e tij.

Kandidati tjetër që aspiron ILD-në është Artur Metani. Në tetor të 2018-ës, Metani u emërua avokat i Përgjithshëm i Shtetit me urdhër të Kryeministrit, ndërsa ka një karrierë të gjatë në administratë. Më herët ka qenë këshilltar ligjor në kabinetin e Presidentit të Republikës, të Presidentit Meidani, Presidentit Moisiu dhe Presidentit Topi.

Ndërsa nga viti 2013, është emëruar drejtor i Njësisë së Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Kontrollit të Brendshëm në Kryeministri. Edhe drejtuesja e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhaferrllari, ka kandiduar, por situata e saj mbetet e paqartë, për sa kohë KPK doli me një vendim pa vendim për të, pasi kreu një hetim 14-mujor. KED do të shprehet në mbledhjen e sotme nëse konfirmon ose jo kandidaturën e saj.

Kandidate e konfirmuar nga KED për të vazhduar garën për në ILD është edhe avokatja Eris Hysi. Të përjashtuar nga gara gjatë fazës së parë janë Altin Hazizaj, aktivist i shoqërisë civile dhe themelues i CRCA; Elira Kokona, sekretare e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë; Ferdinand Caka, avokat; Genci Gjonçaj, sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë; Genci Ismaili, avokat; Klodian Rado, ekspert i EURALIUS; Lefteri Lleshi, ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve; Mimoza Qinami, avokate dhe Suzana Frashëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.