Çiljeta një myslimane e devotshme?!
Ditën që filloji muaji i Ramazanit, Çiljeta bëri një postim në “Instagram”, ku shfaqet e mbuluar me shami dhe ka treguar se do të jetë një grua e vërtetë myslimane. Ajo mezi e ka pritur këtë muaj dhe u ka uruar agjërim të mbarë të gjithë besimtarëve.
Këngëtarja tregoi publikisht sesi një takim me një person të rëndësishëm të besimit islam e bëri që të merrte këtë vendim të rëndësishëm.
“Para pak ditesh u takova me nje njeri te madh te besimit islam ☪ dhe biseda per Allahun erdhi natyrshem. Ai me tha “Allahu na ka dhen 12 muaj per te jetuar dhe shijuar si duam ne (flas per ne jo muslima 5 vaktesh te denje) pse ti me tha 1 muaj mos t’ja dedikosh Allahut nga kto 12 muaj vetem 1 muaj,Allahu me tha te ka dhen 24 ore per te bere ç’te duash gjate dites nga kto 24 ore ca te kushton 1 ore tja dedikosh Atij duke falur 5 vakte te cilat zgjasin te 5 sa 1 ore bashke,🤔?
Edhe pse kam qe 13 vjec ne kete fe dhe besim dhe e ndjej me zemer cdo gje fillova te mendohem dhe thashe me vete pse jo ? Çfare me kushton? Asgje. S’me kushton asgje te rri nje muaj pa ngrene rregullisht, s’me kushton asgje te mos rri ne kafe. Ne koke me kaloi mendimi i cigares , thashe bobo cigarja 😰dhe doja te justifikohesha brenda vetes me justifikimin standart te puneve te shumta si çdo vit tjeter. Thoja qe he do bej nje klip kete muaj s’kam kohe ta mbaj tere muajin. Jo nuk ka lezet ketej te agjeroj ketej te iki neper koncerte ne darke. Gjeja mijra arsye dhe gjithmone çdo vit mbaja vetem 10 diteshin e fundit. Por kte here esht ndryshe ta mendosh ZOTI na jep kaq te mira dhe me ka bekuar me kaq gjera te mira ne jete ndaj s’me kushton asgje as mua as juve aty ne insta qe po e lexoni qe nje muaj t’ja dedikojme Allahut ashtu siç na takon. Une personalisht po e shijoj si real muslim women po e zbatoj sipas rregullave islame kete muaj te Madherishem dhe shijuar me shume kenaqesi pa dale dhe shume jashte vetes time spontanitetit apo lirshmerise sepse feja ismale esht e bukur me besoni per ato vajza qe po e lexojn dhe jan me dy mendje duan por kane hall jo kete jo ate, duke justifikuar veten nuk na kushton asgje nje muaj ne vite apo 1 ore ne dite per te qene falenderues ndaj Allahut dhe per te fituar kenaqesin e Tij.Muaj te mbare te gjitheve besimtareve dhe atyre jo besimtare Allahu ja u pranofte Allahu ju drejtofte ,nje muaj plot energji pozitive lutje dhe te qeshura ju uroj 🙏🏽☝🏻❤🕋”, ka përfunduar Çiljeta.
Nga vendosja e shamisë, këngëtarja ka pasur edhe përfitime të tjera. Ajo paska vendosur t’i bëjë reklamën edhe dyqanit të veshjeve që po vishet këtë muaj. Mesa duket këngëtarja me një rrugë ka kryer dy punë, në një anë fal gjynahet dhe në anën tjetër i bën marketingun veshjeve të saj.
Kjo vihet re më së miri në postimin e fundit në “Instagram”, duke i bërë hapur reklamën faqes me veshje për femra myslimane.
“Ne kete muaj te madherishem te Ramazanit ,une kam bere zgjedhjen e duhur duke u veshur nga @fafabyfadona per lutjet 🙏🏽 e mia ☝🏻❤️ “, shkruan Çiljeta.
Nuk dihet nëse ajo është paguar për këtë marketing apo përfiton rrobat falas, por diçka është e sigurt, që edhe muajin e shenjtë të Ramazanit ajo ka ditur mirë ta kthejë në biznes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



