Çiljeta nuk e braktis, pranë Albanit në Gjykatë
Alban Hoxha kapiteni i Partizanit, është liruar nga burgu ditën e sotme, pasi gjykata ka vendosur masën ‘detyrim paraqitje’.
Burimet bëjnë me dije se Hoxha duhet të paraqitet në prokurori dy herë në muaj.
Portieri u kap dy netë më parë nga policia duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit mbi normën e lejuar.
Në ambientet e Gjykatës është parë dhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga e cila është në një lidhje me portierin e Partizanit, edhe pse në shumë media u shkruajt se lidhja midis tyre kishte përfunduar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



