Situata e thatësirës dhe nevoja e OSHEE për të importuar me emergjencë, pa planifikimin në avancë ka bërë që edhe çmimi i importit, të rezultojnë 10 euro më i lartë sesa një javë më parë. Konkretisht 1 megavat është importuar me çmimin 68.2 euro ndërkohë që, një javë më parë, sasia e energjisë së importuar për korrikun rezultoi me një çmim 57.2 euro/MW.
Burime nga OSHEE pohojnë se çmimi i energjisë është rrjedhojë e kërkesës dhe ofertës në treg dhe pasqyron kostot totale të sigurimit të energjisë. Konkretisht për blerjen e fundit, kostot e kapaciteteve ishin 2.3 Eu/MWh për 24 orë ose rreth 4Eu/MWh per 14 orët që do të lëvrohet energjia. Duke shtuar shpenzimet operative (1Eu), vlerën në kohë të pageses prej 90 ditë pas ditës së fundit të levrimit si dhe një marzh normal fitimi prej 3% (2EU), çmimi prej 68.2Eu është mëse i justifikuar për situatën emergjente dhe të vështirë energjetikë, sqarojnë burimet e OSHEE. Ata shtojnë se në situata të tilla në vitin 2012 energjia është blerë me mbi 100Eu/MWh.
Tenderi
OSHEE njoftoi se në fazën e parë të shpalljes së kërkesës operatorët që u paraqitën në tender nuk arritën të siguronin sasinë e kërkuar të energjisë. Gjithsesi në fazën e dytë kompanitë që dërguan ofertat ishin gjashtë nga të cilat: GEN-I Tirana sh.p.k., GSA shpk, EFT AG, NOA Energy Trade sh.p.k., GRID Energy Trade, Devolli Hydropower – Statkraft.
Kontrata u lidh vetëm me katër prej tyre duke lënë jashtë Devoll Hydropower – STATKRAF dhe GRID Energy.
OSHEE bëri me dije se pavarësisht situatës së vështirë ku ndodhet KESH, ky i fundit do të mbulojë pjesën e furnizimit gjatë natës. “Në ndryshim nga eksperiencat e mëparshme, u konstatua që ishte e panevojshme të blihej energji në orët 00:00 – 08:00 dhe orën 24:00 duke parë që në këto
Një reagim nga Nisma #Thurje
Te lumte o Shofer. Shyqyr qe na e degjove nje here porosine. Te kemi thene hap krahun, se ne keshtu e duam. Hap krahun dhe mos te ta ndjeje hiç.
Nje jave me pare e bleve energjine me 57 Euro/MW nga 48 Euro qe ishte cmimi i tregut. 9 Euro me shtrenjte. Hallall. Leket e deleve jane dhe delet nuk ankohen.
Dhe ti e pe qe s’ankohen delet, nje jave me pas e blen me 68 Euro. 20 Euro me shtrenjte.
Ashtu ta lumsha! Bjeri me top, t’u prish puna ty. C’i duan leket delet, delet te shkojne te hane bar ne lendina. Bari pa lek eshte.
C’faj ke ti njehere? A ta dhane delet gjithe tepsine vetem? Per cfare ta dhane, qe te rrish ta shohesh dhe t’i mbash ere? -Jo or shok. Ta dhane ta hash te fryhesh vetem. Prandaj ti s’ke asnje faj. Vazhdo sic e ke nisur, vetem na thuaj kur te te mbaroje tepsia, ta mbushim prape.
Dhe heren tjeter mos e blej me energjine me 20 Euro me shtrenjte! Me 100 Euro me shtrenjte bleje, i ke hallall…




