Çmime të çmendura, dalin në shitje biletat e ndeshjes më Anglinë
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka nxjerrë sot në treg biletat për ndeshjen Shqipëri–Angli, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “FIFA 2026”. Kjo sfidë, që mbyll fazën në grup për kuqezinjtë, mund të jetë vendimtare për një kualifikim historik në play-off dhe për këtë arsye ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm.
Sistem i ri për blerjen – Përdoret shorti kompjuterik
Për shkak të kërkesës së lartë, FSHF ka vendosur që edhe këtë herë të përdorë një sistem rezervimi me short elektronik, i cili do të përcaktojë përmes një përzgjedhjeje automatike se kush do të ketë mundësinë për të blerë biletën.
Çmimet e biletave sipas tribunave
Pavarësisht rëndësisë së takimit, çmimet e biletave kanë ngjallur diskutime për shkak të kostos së lartë, sidomos në sektorët ballorë të stadiumit, ku shifrat arrijnë deri në 50 mijë lekë të reja (rreth 500 euro).
Çmimet më të ulëta:
-
2500 lekë – Tribunat: E101, E109, E201, E202, E210, E211, N106, N206, N207, S101, S201, S202
Tribunat pas portës:
-
3500 lekë – N101–N105, N201–N205, S102–S105, S203–S205, V101–V103, V201–V202
Tribunat anësore:
-
9000 lekë – E102–E103, E107–E109, E203–E209
-
15000 lekë – E104–E106, W101, W107
Çmimet më të larta:
-
25000 lekë – W102, W106
-
40000 lekë – W103, W105
-
50000 lekë – W104 (qendra e tribunës VIP)
Ndeshje që mund të hyjë në histori
Shqipëria mban ende gjallë shpresat për të siguruar një vend në play-off për Botërorin 2026, dhe përballja me Anglinë mund të jetë kulmi i një rrugëtimi historik. Interesi është i jashtëzakonshëm, por çmimet e larta kanë krijuar gjithashtu debat në opinionin sportiv.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



