Çmimet Kombëtare të Letërsisë
Romani më i mirë i vitit ësht shpallur “Ngjizja e papërlyeme”
eQendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka ndarë pasditën e sotme Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2021.
Romani më i mirë i vitit ësht shpallur “Ngjizja e papërlyeme” e shkrimtarit Agron Tufa. Në garë për këtë ccmim ishin edhe 4 finalistët e tjerë: Bashkim Hoxha me “Një shaka e vogël me vdekjen”; Mira Meksi me “Kutia e Agatha Christie-t” ; Ridvan Dibra me “Gruaja që deshe” dhe Stefan Çapaliku me “Mbyllur për pushime”.
Vëllimi më i mirë me tregime i vitit është përzgjedhur “Nga një derë në tjetrën” e Durim Daçit. Në garë për këtë çmim ishin edhe 4 finalistët e tjerë: Arb Elo me “Fugu”; Edmond Tupja me “Jehona ngacmimesh të çuditshme”; Nasi Lera me “Vetmia e syve të qenit” dhe Ndue Ukaj “Mbretëria e ëndrrave”.
Vepra më e mirë e vitit studimore letrare u zgjodh vepra e shkrimtareve Persida Asllani, Dhurata Shehri me “Për një histori të krahasuar të letërsisë shqipe”. Në garë për këtë çmim ishin edhe 4 finalistët e tjerë: Bardhosh Gaçe me “Universi poetik i Fatos Arapit”; Gazmend Krasniqi, Vjollca Osja me “Arti i poezisë”; Shaban Sinani me “Shekulli letrar i Ismail Kadaresë” dhe Xhevat Lloshi me “Vështrime stilistike”.
Vëllimi më i mirë poetik i vitit u zgjodh libri i Visar Zhitit, “Dorëshkrimet e burgut”. Në garë për këtë çmim ishin edhe 3 finalistët e tjerë: Adelina Mamaqi me “Qielli shkundte yjet”; Nurie Emrullai me “Në orën moderne të perëndive” dhe Preç Zogaj me “Një e tretë, dashuria”.
Çmimin e përkthimit më të mirë të vitit e fiton Saverina Pasho me “Njeriu i parë” Albert Camus.Në garë për këtë çmim ishin edhe 4 finalistët e tjerë: Anna Kove me “Teposhtë” të Herta Muller ; Erion Karabolli me “Shtatë të çmendurit” e Roberto Arlt; Korab Hoxha me “Pasqyra dhe drita” të Hilary Mantel dhe Sokol Çunga me përkthimin e “Antologji e poezisë bashkëkohore greke”, nga një grup autorësh.
Ndërkohë që libri më i mirë për fëmijë i vitit u zgjodh ai i Anila Kadijës i titulluar “Ninulla e zemrës”.Në garë për këtë çmim ishin dhe Natasha Poroçani me “Bëmat e Estes dhe Kokosë – Ditari i Estes”; Rudina Çupi me “Piratë dhe paratë”; Sazan Goliku me “Kërkimi” dhe Xhahid Bushati me “O trumcak, bredharak”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



