E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çmimi  i naftës me 265 lekë për litër
Publik News

Çmimi i naftës me 265 lekë për litër

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të naftës, i cili preku rekordin historik prej 265 lekë për litër. 

Përmes një postimi në facebook, ai shkruan se me këtë ecuri shumë shpejt shtresa e mesme dhe shtresat në nevojë do të jenë në kolaps total.

Sipas tij qeveria nuk marrë asnjë një masë që së paku të heqë përkohësisht disa nga taksat mbi karburantin që rëndojnë mbi xhepat e qytetarëve.

REAGIMI I PLOTË:

265 LEKË PËR LITËR

Ky është çmimi i naftës sot që bordi vendosi.

Asnjë masë apo reagim për të hequr/ulur së paku përkohësisht disa nga taskat e shumta që paguajmë në çdo litër karburantë që blejmë.

Me këtë ecuri shumë shpejt, sidomos shtresat në nevojë dhe shtresa e mesme do të jenë në kolaps financiar.

Jemi vendi me çmimin më të lartë të karburantit jo vetëm në rajon por edhe më tej.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.