Çmimi i naftës në bursë ULET 76 $/fuçi, shqiptarët e blejnë 2 EURO/litri me shtrenjt se në Gjermani
Rritje e naftës sipas ekspertëve erdhi për shkak të uljes së prodhimit të naftës së papërpunuar nga Arabia Saudite, Rusia dhe anëtarët e tjerë të OPEC+.
Por tani gjërat kanë ndryshuar pasi në bursat ndërkombëtare çmimi i hidrokarbureve është në ulje.
Ditën e sotme, datë 6 Dhjetor, çmimi i naftës ka pësuar ulje të madhe dhe një fuçi shitet 76 dollarë.
Por pavarësisht kësaj ulje, shqiptarët vazhdojnë të paguajnë 195-200 lekë litrin e naftës, ndërkohë që duhet ta paguanin vetëm 175 lekë/litër nëse karburantet do mbështeteshin te bursa ndërkombëtare ashtu siç thuhet se bëjnë.
Shqiptarët prej disa muajsh po përballen me një rritje të vazhdueshme të çmimit të karburanteve dhe askush s’po merr masa që një abuzim i tillë të ndalet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



