Çmimi marramendës i unazës së fejesës së Blerta Celibashit
Ceremonia e fejesës së Princit Leka me partneren e tij, fotografen Blerta Celibashi, ishte një nga ngjarjet më të komentuara të fundjavës. Në fotot e publikuara nga ceremonia intime pranë bregdetit, vëmendjen e morën jo vetëm ambienti dhe veshjet elegante të çiftit, por edhe unaza e fejesës.
Në një prej postimeve, Celibashi shfaqet duke mbajtur në dorë bizhuterinë e çmuar, një unazë diamanti e punuar me kujdes dhe stil të rafinuar.
Sipas revistës ndërkombëtare Hello!, ekspertët e bizhuterive kanë vlerësuar se unaza ka një çmim rreth 120 mijë paund.
“Duket se paraqet një diamant klasik, oval ose të prerë, në një brez të hollë me gurë të vegjël. Është një dizajn i përjetshëm që kombinon hijeshinë mbretërore me estetikën moderne. Prerja e zgjeruar i jep elegancë dhe shkëlqim, pa ia hequr vëmendjen gurit qendror,” thonë ekspertët.
Ceremonia u mbajt në praninë e familjarëve dhe miqve të afërt, duke reflektuar elegancë dhe ndjenjë intime në një moment të veçantë për çiftin.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



