Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali
3 të rinj përfundojnë në pranga
Një grup shqiptarësh, i njohur si banda e “skifterëve”, është arrestuar nga karabinierët italianë, pas valës së bastisjeve të shtëpive dhe grabitjeve me dhjetëra mijëra euro mall të vjedhur, që terrorizonte banorët e zonës së Ankokës.
Operacioni u realizua në Osimo, ku tre të rinj, të skeduar më parë për vepra të ngjashme, u arrestuan. Ndërhyrja e policisë erdhi pas shtimit të ankesave nga banorët, ndërsa patrullat nisën gjurmimin e dyshuarve që prej 19 dhjetorit, duke i mbajtur nën vëzhgim në territoret e Val Musone dhe Vallesina.
Të tre shqiptarët u kapën duke udhëtuar me një makinë me qira, sapo kishin kryer vjedhje në Castelbellino, Cupramontana dhe Chiaravalle, përpara se të ktheheshin vonë atë mbrëmje në Castelfidardo, ku kishin qëndruar disa ditë. Bashkë me Batalionin e Katërt të Mestres, karabinierët i ndaluan menjëherë, duke parandaluar arratisjen dhe duke ushtruar kontroll të plotë mbi vendstrehimin e tyre.
Gjatë kontrollit, brenda një çante dore u gjetën afërsisht 100 sende me vlerë, përfshirë 23 orë dore luksoze, çanta dore firmato, 600 euro në para të gatshme, si dhe fenerë dhe mjete të ndryshme për vjedhje me thyerje.
Hetimet e mëvonshme konfirmuan se të njëjtat individë kishin kryer vjedhje të ngjashme në zonat e përmendura. Një pjesë e mallrave të sekuestruara u njohën menjëherë nga pronarët e shtëpive, të cilët nuk ndodheshin në banesa gjatë grabitjeve.
Gjithashtu, u zbulua se tre të huajt kishin përdorur dy palë targa të klonuara për makinën e tyre, duke synuar të lëviznin pa u identifikuar nga sistemet e njohjes së targave.
Pas arrestimit në flagrancë, ata u mbajtën në paraburgim në pritje të seancës dëgjimore për vërtetimin e arrestimit. Grupi do të hetohet edhe për grabitje të tjera të kryera në zona të tjera të Italisë, ku dyshohet se janë marrë pjesë e mallrave të sekuestruara, me vlerë dhjetëra mijëra euro.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



