Çobani në Greqi që u pagua 30 mln euro nga qeveria e Ramēs
Është thelluar edhe më shumë skandali i evazionit fiskal 189 milionë euro nga mafia e inceneratorëve.
Pas të moshuarve në Azilet e Pleqve, edhe një çoban me lopë në Greqi rezulton si pronari i kompanisë që ka përfituar 30 milionë euro. Vezir Brahaj ka pohuar se prej 18 vitesh jeton në Greqi ku punon si çoban. Por ndërkohë qeveria Rama ka disbursuar në kompaninë e tij, të lidhur me Inceneratorët plot 30 milionë euro.
Gazetarja: Alo përshëndëtje
Vezir Brahaj: Përshëndetje zonje
Gazetarja: Me Z. Vezir Brahaj flas?
Vezir Brahaj: Po po
Gazetarja: Z. vezir sa vjec jeni dhe ku jetoni?
Vezir Brahaj: Unë jetoj në Greqi te cupa e vogël
Gazetarja: Prej sa vitesh?
Vezir Brahaj: Që nga 2008 deri më sot
Gazetarja: Gjatë kësaj periudhe kohore sa herë keni ardhur në Shqipëri zotëri?
Vezir Brahaj: Kam ardhur nja 3-4 herë, herën e fundit kam ardhur në 2019 në 25 janar më vdiq djali I vetëm. Ndenja 3 muaj deri në maj dhe u ktheva në Greqi se isha vetëm. Gruaja më vdiq në 2008, ngela vetëm.
Gazetarja: Z.Brahaj prej ditësh Prej ditesh emri juaj eshte permendur se ju jeni pronar I dy komapnive te lidhura me inceneratoret që kane qarkulluar rreth 30 milione euro, si qëndron e vërteta Z. Vezir a jeni ju pas këtyre transaksioneve?
Vezir Brahaj: Unë nuk e di kush I ka hedhur.. nuk e di
Gazetarja: Z. Vezir në emrin tuaj rezultojnë 2 komapni Elvis 03 dhe Elvis COO. A I keni blere ju keto kompani?
Vezir Brahaj: Jo Jo Jo nuk kam blerë unë kompani nuk di gjë për atë punë
Gazetarja: A jeni marrë ndonjëherë me biznes z.Vezir?
Vezir Brahaj: Jo jo jo jo vetëm në Greqi, coban me lop. 300 euro në muajt
Gazetarja: Po shtetasit Dashamir Ymeraj dhe Eneid Zeqo a I njihni, sepse rezultojnë se ju keni blerë dhe ata ju kanë shitur kompanitë, a I njihni ju këta?
Vezir Brahaj: jo jo jo jo s’njoh asnjë njeri unë fare
Gazetarja: Nuk I keni takuar asnjëherë zotëri?
Vezir Brahaj: Jo jo jo asnjëherë
Gazetarja: Po në Shqipëri ku keni jetuar zotëri kur keni qenë këtu?
Vezir Brahaj: Unë kam jetuar në fshat në Kanegjë
Vezir Brahaj: Pastaj në Kombinat vdiq gruaja në Misto Mame e kam varrosur aty në Sharrë dhe si kam hequr ato eshtrat akoma
Vezir Brahaj: Se u shtrova në spital në Janinë nja 10 ditë jam operuar nga zemra
Vezir Brahaj: Kam bërë nja 3 operacione dhe nuk jam në gjendje tani të vazhdoj punën
Gazetarja: Po në të shkuarën cfarë pune keni bërë kur keni qenë në Shqipëri me cfarë jeni marrë?
Vezir Brahaj: Në koperativë furrxhi
Gazetarja: Po vitet e fundit me cfarë jeni marrë zotëri?
Vezir Brahaj: Nja 2-3 vjet atje në firmë private në Gurore, iku Gurorja u mbyll erdha në shqipëri
Vezir Brahaj: Jam aperuar në zemër nuk punoj dot më tani
Gazetarja: A mendoni se te kompania ku keni punuar ju ka marr dikush një firmë ose një kartë identiteti dhe I ka kryer këto veprime pa dijeninë tuaj?
Vezir Brahaj: Jo jo jo karta e identitetit mua më ka humbur në spitalin e Janinës
Gazetarja: Po me kompaninë e inceneratorëve a keni pasur ndonjëherë ndonjë lidhje ose ndonjë të afërm që ka punuar ose ndonjë…
Vezir Brahaj: jo jo jo jo … asnjë lidhje me asnjë kompani
Gazetarja: A keni ndonjë dyshim që ju vjen ndërmend që mund ti ketë bërë këto veprime pa lejen tuaj
Vezir Brahaj: Po ca s’bën vaki ti zonjë
Vezir Brahaj: Unë jam sot e 18 vjet jam larguar nga Shqipëria
Vezir Brahaj: Djali më vdiq nga gazi punonte te firma arbrit atje vdiq nga gazi në Bulqizë
Vezir Brahaj: E varrosa më 26 janar të 2019 dhe erdha këtu
Vezir Brahaj: U sëmura nga zemra u operova vet kështu vazhdoi jeta ime tani
Gazetarja: Nje I afermi juaj në fakt na ka treguar edhe nje episode tuajin, qe keni pasur djalin e semure dhe nuk keni pasur mundësi financiare per ta kuruar.
Gazetarja: Po ne këtë periudhe a ju ka ndimuar dikush pra ose a mendoni se mund të jetë bërë ndonjë transaksion pra në këto kompani?
Gazetarja: A ju kane ndihmuar keta persona per te zgjidhur hallin?
Vezir Brahaj: Jo jo jo jo asnjë person I asnjë kompanie
Gazetarja: Pra Dashamir Ymeraj dhe Eneidi Zeqon ju nuk I njihni?
Gazetarja: Pra ju rezultoni se ky person ju ka shitur ju 2 kompani pra dhe jeni bashkëpronar
Vezir Brahaj: Une nuk I njoh fare tani nuk e di nga është …
Vezir Brahaj: Ca pune kryen ai..
Vezir Brahaj: Une coban me lopë, atë të thashë 300 euro në muaj mbaja gura, mbaja ndihmoja djalin
Vezir Brahaj: E në 29 maj, shkurt më gjetën atje të shtrirë më mori ambulanca me polici më shtroi në Janinë
Gazetarja: E kuptoj, po për kompanitë e inceneratorëve zotëri a keni dëgjuar ndonjëhrë?
Vezir Brahaj: Jo jo jo jo nuk jam lidhur me kompanitë fare unë nuk njoh fare asnjë kompani zonjë
Gazetarja: Po nga prokuroria ose policia keni pasur kontakt, ju ka kontaktuar njeri?
Vezir Brahaj: Jo jo jo jo te policia shyqyr zotit nuk kam vajtur …
Vezir Brahaj: Te dera e policisë apo prokurorisë apo në gjykatë …
Vezir Brahaj: Nuk jam marrë me këto gjëra unë…
Vezir Brahaj: Nuk I njoh nuk I njoh fare… I njoh si ashtu po nuk më ka cuar perëndia.
Gazetarja: Gjatë periudhës së dhjetorit të 2019 deri në Dhjetor të 2021 ku keni qenë në këtë periudhë?
Vezir Brahaj: Në Greqi te cupa e dytë dhe e treta
Gazetarja: E kuptoj , sepse rezulton që ju në Dhjetor të 2019 deri në Dhjetor të 2021 ju kanë deklaruar të punësuar tek subjekti Elvis 03 Grup.
Vezir Brahaj: Nuk I njoh fare moj zonjë unë ata … unë varrosa djalin e vetëm
Gazetarja: E kutoj
Vezit Brahaj: 3 ditë dhe erdha këtej
Gazetarja: E kuptoj, po për periudhën në shtator të 2021 deri në prill të këtij viti ku keni qenë?
Vezir Brahaj: Jam këtu në Greqi nuk kam shkelur fare po bëj 4 vjet mbush djali në Janar jam këtu te cupa e vogël në Greqi./ Syri TV
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



