E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Coronavirus në Kinë pritet të ndikoj edhe në prodhimin e iPhone
Publik News

Coronavirus në Kinë pritet të ndikoj edhe në prodhimin e iPhone

Foxconn në Tajvan ka ndaluar pothuajse të gjithë prodhimin e saj në Kinë “pasi u tha kompanive të mos punojnë, së paku der më 10 shkurt”, tha burimi për Reuters.

Nëse mbyllja do të zgjasë përtej kësaj date, Apple dhe iPhone do të preken për shkak të ndërprerjeve të dërgesave.

“Ajo që na shqetëson janë vonesat për një javë apo edhe një muaj tjetër. Ndikimi do të ishte i madh. Kjo përfundimisht do të ketë një ndikim në linjën e prodhimit të Apple. Pyetja e ndërlikuar është nëse do të jemi në gjendje të rifillojmë prodhimin (më 10 shkurt) … Varet nga udhëzimet e dhëna nga qeveritë qendrore dhe krahinore.” – Reuters, duke cituar një burimin e pa-emëruar.

Foxconn ka parë pak ndikim deri tani pasi po shfrytëzon fabrikat e tjera të prodhimit në Vietnam, Indi dhe Meksikë, për të balancuar dhe kompensuar mbylljen e atyre kineze.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.