E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
COVID-19/ 510 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit
Lajme

COVID-19/ 510 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat mbi pandemie në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga 2615 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 510 qytetarë, ndërsa 8 nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

224 raste në Tiranë, 40 në Fier, 35 në Durrës, 22 në Shkodër, 21 në Vlorë, 16 në Mirditë, nga 12 raste në Elbasan, Lezhë, nga 10 raste në Kamëz, Peqin, nga 9 raste në Kavajë, Berat, Kuçovë, 8 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 6 raste në Librazhd, Sarandë, nga 5 raste në Rrogozhinë, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Pogradec, Dibër, nga 3 raste në Kukës, Tropojë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Përmet, Shijak, nga 1 rast në Korçë, Has, Mallakastër, Delvinë, Prrenjas, Klos, Patos, Cerrik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 477 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,276 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 346 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.