COVID i merr jetën Drejtorit të Zonave të Mbrojtura në Kukës, zbulues i ‘Tulipanit Shqiptar’
Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 64 vjeçare Drejtorit të Administratës së Zonave të Mbrojtura Qarku Kukës, Besnik Hallaçi.
Lajmin e kanë bërë me dije miqtë e tij në mediat sociale, ku ndër të tjera shkrujnë se ai ishte një njeri fisnik familjar model, biolog,ambientalist, studiues i pasionuar, fotograf, njeri që si rrallëkush e njihte florën e faunën e verilindjes.
”Besniku ishte një prind shembullor, një mik dhe shok i jashtëzakonshëm, një burrë fisnik, që shquhej për përkushtim e devotshmëri ndaj punës dhe miqve të shumtë” shkruajë miqtë dhe bashkëpuntorët e tij duke I shprehur ngushëllime familjes së tij.Për humbjen e biologut të njohur Kukësianë ka shkruajtur edhe Prefekti I Qarkut Kukës Zenel Kuçana. “Lajm i trishtë , për humbjen e jetës së biologut pasionant e drejtuesit model në rrethin e Kukësit, ngushëllime familjes , të afërmeve , shokëve e miqëve të tij . Lamtumirë Besnik Hallaçi , paç dheun e lehtë.
Sëmundja e shekullit, covid-19, i merr jetën zbuluesit dhe mbrojtësit të Tulipanit Shqiptar, biologut e botanistit Besnik Hallaçi, Kukës. Lajmi i rëndë ka tronditur jo vetëm familjarët dhe të afërmit por edhe miqtë e tij kudo që ndodhen. Zoti Hallaci luftonte, i intubuar, prej disa ditësh, në betejën për jetën me virusin vrastar, shkruan Edmond Kaceli.
I veçantë dhe tronditës erdhi ky lajm dhe për familjen e madhe të Organizatës së Fotografëve Shqiptarë të Natyrës së Egër, ku Hallaci kontribuoi vazhdimisht me profesionalizmin, pasionin, këshillat dhe njerëzillëkun e tij të jashtëzakonshëm!
Kryetari i Organizatës gjithëshqiptare të WAPH, fotografi Arian Mavriqi shkruan: I pabesueshëm ky lajm për ikjen tënde të parakohshme Besnik! Në çdo iniciativë ishe aty me ne, për të na ndihmuar kur kërkohej ndihma jote. Mungesa do të thotë shume për Oganizatën tonë vëlla, do të na mungosh shumë i dashur Besnik! Zoti të mëshiroftë! Në emër të Organizatës iu shprehim ngushëllime familjarëve, miqve dhe gjithë atyre që e njohën Besnikun!
Biologu dhe botanisti Besnik Hallaci do të kujtohet për shumë vepra të tij të mira dhe emrin e mirë që la në Kukësin e tij që e deshti deri në fund! Por ajo çka e bëri të pavdekshëm, në kuptimin më të plotë të kësaj fjale, mbetet zbulimi i species së rrallë të Tulipanit Shqiptar, Tulipa Albanica, emërtuar nga vetë ai.
Përndryshe Tulipani i Kukësit, u zbulua nga Besniku në zonën e Kolsh- Surroit, në vendin e quajtur Polla e Zezë, në vitin 2003. E më vonë grupi i ngritur ku merrnin pjesë edhe biologu Luan Vata, prof.Lulëzim Shuka, pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, profesoresha Kit Tan, pedagoge në Institutin e Biologjisë në Universitetin e Kopenhagenit, Danimarkë, do të vërtetonin me prova gjenetike dhe shkencore zbulimin e rrallë që bëri pasioni dhe aftësitë profesionale të Besnikut.
Tulipa albanica është një lloj tulipani endemik që rritet vetëm në Republikën e Shqipërisë, në qarkun e Kukësit. Është lloj i rrezikuar pasi rritet në një territor më të vogël se 80 hektarë, ose më të vogël se 1 km2. Tulipani shqiptar ngjan me tulipanin e Sardenjës, Tulipa scardica dhe me Tulipa schrenkii, por dallon nga to pasi ka gjethe me valëzim si dhe është i ndryshëm nga ana gjenetike. Bima e çertifikuar është sot një nga 113 tulipanët që njeh bota.
Besnik Hallaci me punën dhe përkushtimin e tij të pazakontë kishte zbuluar gjithashtu edhe 7 bimë të reja për Kukësin, 3 prej tyre të panjohura më parë për florën shqiptare, Dianthus superbus (karafil), Silene lerchenfeldiana (klokëz), Aristolochia merxmuelleri (petrik).
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



