Mësohet se ka ndërruar jetë një gardist, me inicialet G.P, 58 vjeç, i cili ka punuar si shofer i ministres Elisa Spiropali.
Gardisti ishte shtruar para dy ditësh te ‘Shefqet Ndroqi’ pas simptomave të shfaqura të COVID-it. Ndërkaq, pritet informacioni zyrtar nga ministria e Shëndetësisë për të mësuar nëse gardisti vuante nga ndonjë sëmundje bashkëshoqëruese.
Kujtojmë se ditën e sotme humbi jetën edhe një mësues matematike, 39-vjeçar nga Shkodra.




