E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
COVID mbyll gjimnazin në Sarandë/ Edhe pse të vaksinuar
Lajme

COVID mbyll gjimnazin në Sarandë/ Edhe pse të vaksinuar

Infektimi me COVID ka bërë që shkolla e mesme “Qazim Pali” në Borsh të mbyllet.

Sipas raportimit, 7 mësues dhe 6 nxënës janë infektuar, duke bere që shkolla të qëndrojë e mbyllur për një periudhë periudhë kohore prej 10 ditësh.

Drejtoria e shkollës ka lajmëruar se të gjithë mësuesit e kësaj shkolle janë të vaksinuar me të dy dozat. Shkolla e Borshit ka 150 nxënës dhe një personel prej 15 mësuesish.

Mbyllja e shkollës “Qazim Pali” nga Covid, është rasti i parë pas fillimit të procesit mësimor që mbyllet një institucion arsimor. Sipas Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Sarandë, ditën e enjte kanë rezultuar pozitiv 18 raste, 15 raste nga testimet e shpejta dhe 3 raste nga përgjigjet e ardhura nga Instituti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.