COVID nuk kursen as regjisorin e njohur shqiptar
Covid-19 i ka marrë jetën regjisorit të njohur shqiptar. Është bërë me dije se Kadri Metohu ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare, ai ishte regjisor, dramaturg dhe drejtues artistik.
Ai kishte qenë i infektuar prej ditësh tashmë dhe ndërroi jetë në moshë 90-vjeçare, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Kujtojmë se më parë Kadri Metohu ka qenë i angazhuar në dhjetëra spektakle televizive, dokumentarë, telereportazhe e radiodrama, por edhe në veprat skenike si regjisor i disa veprave operistike. Gjithashtu ka qenë krijuesi i emisioneve të sukseshme radiofonike si “Heroizmi i popullit tonë në shekuj” si dhe “Teatri në mikrofon”. Për kontributin e tij të çmuar ai është nderuar me çmime të shumta kombëtare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



