Ç’po ndodh në Kapshticë e Kakavijë? Radhë të gjata dhe kthime.
Kaos dhe nervozizem ne dy doganat me Greqine, ne ate te Kakavijes dhe te Kapshtices. Qe prej mbremjes se djeshme një problem në sistemin e kompjuterëve greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në Gjirokastrës, ka shkaktuar radhë të gjata në doganë.
Qytetaret ne pritje prej oresh, tregojne se u thuhet se eshte nje problem në sistem qe ka shkaktuar mos lejimin e emigrantëve shqiptarëve per te kaluar drejt Greqise.
Sipas autoriteteve doganore, pala greke lejon të kalojnë kufirin vetëm personat me dokumente greke, ndërsa pala shqiptare punon pa probleme. Qytetaret ne pritje tregojne gjithashtu se ka pasur kthime për ata që nuk kanë dokumente greke apo të zonës Shengen.
Mesohet se kthime te shtetasve me pasaporta shqiptare ka edhe në Pikën e Kalimit kufitar të Qafë Botës. Nderkohe qe BW raporton se policia greke justifikohet duke thënë se “nuk punon sistemi”, por vihet re se shtetasit me pasaportë greke lejohen të kalojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



