Ç’po ndodh? RENEA zbarkon në aksion, lëshohen disa urdhër-arreste
Forcat speciale RENEA kanë ndërmarrë një operacion të gjerë në disa zona të Tiranës, përfshirë edhe zonën e Myslym Shyrit.
Sipas raportimeve të gazetares Dorjana Bezat, aksioni nuk është i përqendruar vetëm në një pikë, por po zhvillohet paralelisht në disa lagje të kryeqytetit.
Lëvizja e RENEA-s vjen pas lëshimit të disa urdhër-arresteve nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), dhe dyshohet se lidhet me zbardhjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se policia ka zhvilluar kontrolle edhe gjatë natës në qytetin e Lezhës, megjithatë detajet zyrtare mbi këtë pjesë të operacionit nuk janë bërë ende publike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


