E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Cristiano Ronaldo bën veprimin e jashtëzakonshëm për të luftuar koronavirusin
Publik News

Cristiano Ronaldo bën veprimin e jashtëzakonshëm për të luftuar koronavirusin

Cristiano Ronaldo dallohet për talentin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e lojës, por ai ka një shpirt të madh edhe jashtë saj.

Portugezi është përfshirë shpesherë në fushata bamirësie dhe nuk mund të mungonte as këtë radhë kur bota po përballet me një pandemi siç është koronavirusi. Sulmuesi i Juventusit aktualisht ndodhet i izoluar në Portugali për shkak të koronavirusit, ku e klubi i tij është karantinuar i gjithi.

Vetëm para dy ditësh Ronaldo iu drejtua të gjithëve me një mesazh emocionues pas shpërthimit të koronavirusit. Ndërsa sot ylli i futbollit botëror ka ndërmarrë një veprim për t’u duartrokitur në vendin e tij, në Portugali. Ronaldo në pronësi dy hotele, ‘Pestana CR7’ dhe ka vendosur që të dy hotelet t’i shndërrojë përkohësisht në spitale.

Dy hotelet në pronvsi të Ronaldos ‘Pestana CR7’ janë në kryeqytetin portugez Lisbonë dhe në qytetin e tij të lindjes Madeira.

Sipas medias spanjolle Marca, portugezi ka vendosur t’i shndërrojë hotelet në spitale krejtësisht falas për të gjithë të prekurit nga koronavirusi.

“Të gjitha hotelet ‘Pestana CR7’ që janë në pronësi të Cristianos nga ditët e ardhshme do të shndërrohen në spitale falas për pacientët e prekur nga koronavirusi”, shkruan Marca.Gjithashtu, po sipas Marcas, Ronaldo do të paguajë mjekët dhe infermierët që do të kujdesën për pacientët.

“Ronaldo gjithashtu do të paguajë mjekët, infermierët si dhe gjithë punëtorët e hotelit. Këto hotele do të shndërrohen në spitale deri sa të kalojë pandemia e koronavirusit, me të vetmin qëllim që Portugalia ta përballojë sa më lehtë këtë moment të vështirë”, thuhet në artikullin e Marcas.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.