E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Cruyff e paralajmëron Barçën: Kujdes me Messin, do ta keni fundin si Real Madridi me Ronaldon
Sport

Cruyff e paralajmëron Barçën: Kujdes me Messin, do ta keni fundin si Real Madridi me Ronaldon

Forma e Real Madridit pas largimit të Cristiano Ronaldos është shenjë paralajmëruese për Barcelonën kur bëhet fjalë për Lionel Messin, sipas ish-mesfushorit katalonas Jordi Cruyff.

Ronaldo, 33-vjeçar, habiti të gjithë kur verën e fundit e braktisi Madridin për t’iu bashkuar Juventusit për rreth 100 milionë euro, pas plot nëntë sezoneve të kaluara në kryeqytetin spanjoll, transmeton Gazeta Express.

Fillimisht, Madridi pati probleme të ballafaqohej me mungesën e Ronaldos dhe momentalisht ngel tetë pikë mbrapa liderit dhe rivalit Barcelonës – edhe pse e ka edhe një ndeshje në dorë për ta zhvilluar.

Ndërkohë, Lionel Messi ka kontratë më Barçën deri më 2021, por ish-mesfushori i klubit katalonas Cruyff i ka bërë thirrje drejtuesve të mësojnë nga gabimi i Madridit.

“Ajo çfarë i ndodhi Madridit është paralajmërim për Barcelonën. Madridi ende ka lojtarë të mëdhenj, por në futboll të duhet një futbollist i cili edhe pse je duke humbur 2-0 mendon se mund të fitosh. Kështu ndodh me Messin”, tha holandezi.

“Nuk është thjesht vetëm futboll.. por edhe besim”, shtoi ai.

Messi është duke e shijuar edhe një sezon tjetër të mrekullueshëm këtë edicion, pasi i ka shënuar 21 gola në 20 ndeshje në të gjitha garat.

Cruyff beson se Ronaldo po e mbante Real Madridin të bashkuar dhe në binar sic bën Messi me Barcelonën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.