E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Crystal Palace turpëron Liverpool-in, kalojnë Arsenali, Chelsea e City
Lajme

Crystal Palace turpëron Liverpool-in, kalojnë Arsenali, Chelsea e City

Surpriza në EFL Cup

Sezoni i Liverpool-it po shndërrohet në një makth të vërtetë. “Reds”-at u eliminuan nga EFL Cup me një humbje të thellë 0-3 në “Anfield” ndaj Crystal Palace.

Pavarësisht mbështetjes së tifozëve, Liverpool u tregua i pafuqishëm përballë një Palace-i të organizuar në çdo repart, që dominoi ndeshjen dhe shfrytëzoi çdo dobësi të vendasve. Ky ishte dështimi i gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit për “The Reds”, një statistikë alarmante për një skuadër që vetëm pak muaj më parë synonte çdo trofe.

Ndërkohë, klubet e tjera të Premier League kaluan me sukses: Arsenali fitoi 2-0 ndaj Brightonit, Manchester City triumfoi 1-3 në fushën e Swanseas, ndërsa Chelsea dhuroi spektakël në përballjen me Wolves, duke fituar 3-4.

Një tjetër surprizë erdhi nga Newcastle, që eliminoi Tottenhamin me rezultatin 2-0, duke vulosur një raund plot befasi në EFL Cup.

Rezultatet e plota të raundit:

  • Liverpool 0–3 Crystal Palace

  • Arsenal 2–0 Brighton

  • Swansea 1–3 Manchester City

  • Wolves 3–4 Chelsea

  • Newcastle 2–0 Tottenham

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.