E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çuçi e mësoi shkarkimin nga Twitteri i Ramës
Lajme

Çuçi e mësoi shkarkimin nga Twitteri i Ramës

Si ndodhi?

Falënderoja kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Për mua ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtroja këtë funksion të lartë publik dhe shumë të rëndësishëm”. Këto qenë fjalët e Bledi Çuçit pas largimit. Por ndryshe nga kjo formulë kortezie duket se ministri i shkarkuar ka ngelur hatërmbetur nga trajtimi që i bëri Rama.
Shkarkimin nga detyra Çuçi e ka mësuar pa paralajmërim nga Tëitteri i shefit të tij njësoj siç mësoi edhe emërimin në dhjetor 2020 teksa ishte brenda një serre me domate bashkë me Luigi Soreca-n në Lushnje. Ai nuk pati asnjë mundësi të takohet me kryeministrin gjatë së shtunës dhe as të informohet se cili do ta pasojë. Edhe emerimin e Taulant Ballës Çuçi e mori vesh njësoj me gjithë shqiptarët e tjerë. Prandaj atij si mbetej gjë tjetër veçse të shkruante: “Suksese Taulantit në sfiden e re, për të vijuar me reformat transformuese në këtë ministri e veçanërisht në Policinë e Shtetit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.