Çuçi pas tensioneve në seancën plenare: Nuk flitet për buxhetin me tymyese, garda ka punën e vet…

Kreu i grupit të Partisë Socialiste, ka folur pas mbylljes së seancës plenare ku u miratua në parim brenda 5 minutash mes kaosit dhe flakadanëve, projekt buxheti i 2024.

Në një prononcim për mediat është shprehur se sipas tij “nuk flitet për buxhetin me tymuese” dhe se opozita duhet të ishte duke diskutuar dhe duke paraqitur alternativa.

I pyeturmë tej se përse ka pasur prani të shtuar të Gradës në Kuvend, ai u shpreh se është detyra e tyre që të garantojnë një seancë normale.

“Garda ka punën e vet, të garantojë një seancë normale”, tha ai.

Bledi Çuçi: E pamë edhe sot  e njëjta skenë, me tymuese më karrige, me britma. Nuk kishte asnjë gjë të re nga sjellja  tyre. E re që ishte sot ishte miratimi i buxhetit më të madh publik. Janë 7 miliardë euro që është dyfishi i buxhetit i viti 2013. Më vjen keq që lufta brenda PD, në këtë situatë që ndodhet opozita, ka bërë që të kenë shkëputur vëmendjen nga qytetarët.

Sot që duhet të flisnin, të jepnin alternativat, pamë të njëjtin skenarë. Nuk flitet me tymuese kur bëhet fjalë për buxhetin. Sapo miratuam 400 milion euro plus për rritjen e pagave. Paga mesatare do shkoj 900 euro. Nuk më intereson lufta e brendshme e PD. Garda ka punën e vet, të garantojë një seancë normale. Parlamenti nuk është në krizë, në krizë është PD.

Publikuar nga Publik Media