E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Daja i Zegjines plagos ish-vjehrrin e tij
Lajme

Daja i Zegjines plagos ish-vjehrrin e tij

Një person është plagosur me çekiç mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit, pas një konflikti mes dy personave.

Sipas informacioneve paraprake, i dyshuari, i identifikuar si daja i deputetes Zegjine Çaushi, ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku pas një konflikti me babain e saj dyshohet se e ka goditur me çekiç.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë mjekësore.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të konfliktit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.