E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Horror në Vlorë, komshiu përdhunon dhe grabit 70-vjeçaren
Lajme

Horror në Vlorë, komshiu përdhunon dhe grabit 70-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Akërni të Vlorës, ku një 70-vjeçare dyshohet se është sulmuar dhe grabitur brenda banesës së saj. Për ngjarjen është shpallur në kërkim një 43-vjeçar, banues në të njëjtin pallat me të moshuarën.

Sipas të dhënave të policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator. I dyshuari është identifikuar si Fatos Ymeri, i cili dyshohet se ka trokitur në derën e banesës së 70-vjeçares dhe, sapo ajo i ka hapur derën, e ka goditur në kokë me një sëpatë.

Goditja ka bërë që e moshuara të humbasë ndjenjat. Në vijim, 43-vjeçari dyshohet se ka kontrolluar banesën dhe ka marrë një shumë prej rreth 70 mijë lekësh që ndodhej aty.

Por hetimet kanë nxjerrë në pah edhe një dyshim tjetër të rëndë. Sipas policisë, para se të largohej nga banesa, Ymeri dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj 70-vjeçares.

Pas denoncimit, uniformat blu kanë marrë dëshminë e të moshuarës dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sëpata me të cilën dyshohet se është goditur 70-vjeçarja është sekuestruar dhe është administruar si provë materiale.

Fatos Ymeri është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Sipas burimeve policore, 43-vjeçari dyshohet gjithashtu se është përdorues i lëndëve narkotike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.