E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dajlan Avdia kullë 47 kate përballë ambasadës amerikane
Lajme

Dajlan Avdia kullë 47 kate përballë ambasadës amerikane

Tiranë, 24 Korrik 2025

Publik.al

Përballë ambasadës amerikane në Tiranë, një nga zonat më të sigurta dhe të mbikëqyrura të vendit, pritet të ngrihet një kullë 47-katëshe e quajtur “Embassy Tower”. Por pas projektit të përfolur dhe miratimit të lejeve fshihet një histori e errët me ndërtime të dyfishta dhe ndërrime të mistershme pronësie.

Sipas dokumenteve të siguruara nga ekofin.media, projekti fillimisht i është dhënë kompanisë “Hanxhari Group”, e cila mori lejen e zhvillimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) në mbledhjen e datës 28 janar 2025.

Megjithatë, pa shumë zhurmë dhe pa asnjë njoftim publik, vetëm pesë muaj më vonë, më 4 qershor, KKTU ka miratuar lejen për ndërtimin e kullës  por kësaj here, zhvillues nuk është më “Hanxhari Group”, por një kompani tjetër: Invest Society Sh.p.k.

Kush qëndron pas Invest Society?

Kompania që ka marrë lejen për të ndërtuar “Embassy Tower” rezulton me aksionerë:

  • Dajlan Avdina – 75%
  • Glendi Abvi – 20%
  • Edison Hatellari – 5%

Ndërsa publikut i shitet si një projekt i njëjtë, në prapaskenë kemi një ndryshim të beftë të pronësisë dhe përfituesve, duke ngritur dyshime të forta për:

✅ Shitje të projektit për miliona euro

✅ Manovra për të shmangur detyrimet fiskale apo kontrollin e burimit të financimeve

✅ Pastrimin e fondeve përmes ndërtimit luksoz në zona sensitive

Ndërtim strategjik në tokë strategjike

Kulla e pozicionuar përballë ambasadës së SHBA-së, në një zonë elitare të Tiranës, jo vetëm që përfaqëson interesa të mëdha financiare, por edhe garanci sigurie të lartë, duke e bërë atë ideal për investime “të fshehura” të kapitalit të dyshimtë.

Pse ndryshoi befas zhvilluesi? A është kjo një manovër klasike për të përfituar nga sistemi i lejeve të shumëfishta që praktikisht legalizojnë shitjen e licencave të ndërtimit si produkte në treg?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.