Dalin fotot e bosëve shqiptarë: Ja pse zgjodhën Perunë
Mediat në Peru kanë publikuar fotot e dy bosëve shqiptarë, të cilët dyshohet se drejtonin trafikun e 2.2 ton kokainë, që u kap para pak ditësh.
Bëhet fjalë për Franc Malon dhe Gentjan Metën.
Gazeta Republica e Perusë shrkuan se ata kanë hyrë ilegalisht në Peru nga Ekuadori.
Burimet e inteligjencës kundër narkotikëve thonë se kanë zbuluar se shqiptarët kishin rekorde për trafik droge edhe në Shqpiëri.
Kokaina që u kap në Peru ishte futur në kanoçet me asparag në gjendje të lëngshme. Ajo do dërgohej në Holandë, ku kokaina do ekstraktohej në laboratorët e drogës.
Gazeta shkruan se prania e trafikantëve shqiptarë të drogës në Ekuador dhe Kolumbi është rritur ndjeshëm së fundmi.
Por mes mafias shqiptare dhe asaj kolumbiane dhe meksikane kanë shpërthyer përplasjet e dhunshme.
Për këtë arsye, mafia shqiptare po zhvendoset në Peru, për shkak se prodhimi i kokainës është në rritje dhe situata nuk është shumë e komplikuar si në Ekuador.
Gazeta thekson rastin e vrasjes së Ergys Dashit si shembullin e fundit të përplasjeve të dhunshme në Ekuador.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



