E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin fotot e  dy autorëve që dyshohet se dhunuan avokatin e  Berishës
Lajme

Dalin fotot e dy autorëve që dyshohet se dhunuan avokatin e Berishës

Personat në foto janë dy autorët që dyshohet se dhunuan avokatin e Sali Berishës, Sokol Mëngjesi.

 autoret e dyshuar qe dhunuan avokatin Sokol Mengjesi

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë mëngjesin e sotëm ku u dhuna brutalisht avokati Sokol Mëngjesi. Mësohet se janë idetifikur 4 personat e përfshirë. Ata janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia.

Kujtojmë se avokati u dhunua mëngjesin e sotëm jashtë kopshtit ku sapo kishte dërguar fëmijën, në zonën e ish-Bllokut.

Mëngjesi ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës, ndërsa mjekët pohojnë se gjendja e tij është e rëndë dhe se është futur në intubim. Pritet që policia të dalë në konferecë shtypi duke hedhur dritë mbi ngjarjen.

Autorët i janë afruar Mëngjesit dhe fillimisht e kanë qëlluar me shpulla. Avokati duket se i ka njohur autorët pasi fillimisht komunikon me ta dhe më pas ata e kanë qëlluar edhe me sende të forta.

Sulmi duket se ishte planifikuar pasi autorët dinin lëvizjet që pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë kryente çdo mëngjes dhe e kanë pritur që ai ta linte fëmijën në kopsht.

Mësohet se Mëngjesi ka fraktura në kokë dhe dëmtime të tjera në trup. Ai po merr ndihmë nga aparaturat mjekësore për oksigjen.

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, publikohen identitet dhe fotot e 4

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, publikohen identitet dhe fotot e 4

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, publikohen identitet dhe fotot e 4

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, publikohen identitet dhe fotot e 4

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia e Tiranës ka shoqëruar dy persona, të cilët po merren ne pyetje.

Mësohet se dy personat e shoqëruar po merren në pyetje si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe autorët.

Avokati Sokol Mëngjesi u sulmua dhunshëm nga 3 persona teksa po çonte famijen e tij në kopsht në zonën e ish-bllokut. Ai mori goditje me sende të forta në kokë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa policia ka identifikuar dy prej autorëve dhe po heton për motivin e sulmit, ngjarja ka sjellë dhe reagimin e politikës.

Vajza e ish kryeministrit Berisha, Argita Malltezi e vizitoi në spitalin e Traumës ndërkohë nga Rithemelimi, zëdhënësja Floriana Garo tha se autorët janë urdhëruar nga Edi Rama për të sulmuar avokatin e Berishës, dhe siç thekson – kryeministri do të mbajë përgjegjësi personale për këtë akt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.