E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin fotot e tre të rinjëve të zhdukur në Malësi të Madhe
Publik News

Dalin fotot e tre të rinjëve të zhdukur në Malësi të Madhe

Këta janë tre të rinjtë që raportohen të zhdukur në Malësi të Madhe, dy prej të cilëve dyshohet të jenë vrarë me armë zjarri.

Publik.live, ka siguruar fotot e shtetasve Vilson Çutaj, 37 vjeç, Klement Pepaj 21 vjeç dhe Danjel Pepaj, 25 vjeç.

 

Ky i fundit dyshohet se është i përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e shtetasve Vilson Çutaj dhe Klement Pepa për shkak të konflikteve për parcelat me kanabis në një zonë të thellë të Malësisë së Madhe.

Dy ditë më parë gjatë orëve të paradites dyshohet se shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj kanë marrë në fshatin Bajzë shtetasin Danjel Pepaj dhe e kanë mbajtur peng për disa orë ndërsa dyshohet se edhe e kanë rrahur. Më tutje në orët e pasdites vonë, tre shtetasit janë takuar sërish në një lokal të fshatit Vrith dhe aty kanë debatuar përsëri.

Që mbrëmjen e 3 tetorit, të tre shtetasit janë zhdukur nga ku mendohet se Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj mund të jenë vrarë dhe trupat e tyre janë zhdukur ndërsa shtetasi i dyshuar si i përfshirë në ketë ngjarje Danjel Pepaj mendohet se mund të ketë kaluar kufirin drejt Malit të Zi përmes zonës kufitare malore në Malësinë e Madhe.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.