E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin pamjet, Balluku zbarkon në orët e vona në Kryeministri
Lajme

Dalin pamjet, Balluku zbarkon në orët e vona në Kryeministri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur mbrëmjen e djeshme akuza të rënda ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke hedhur dyshime për prishje të provave, vetëm një ditë përpara mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Sipas Berishës, Balluku është filmuar duke dalë nga ambientet e Kryeministrisë në orën 22:36, ndonëse ndaj saj po zhvillohet një hetim penal nga SPAK. Kreu i opozitës e cilëson këtë veprim si tepër shqetësues, duke ngritur dyshime se ajo vijon të ketë akses në zyra dhe dokumente shtetërore.

“Belinda Balluku sonte deri në orën 22:36 në zyrë duke prishur prova. Krim në vazhdim!”, shkruan Berisha në reagimin e tij publik.

Ai thekson se prania e saj në Kryeministri në orë të vona, në kushtet kur është nën hetim, përbën një rrezik serioz për integritetin e procesit hetimor.

Dosja në fjalë po hetohet nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa ditën e nesërme pritet që çështja të diskutohet në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit, ku do të shqyrtohet kërkesa për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.