Një postim në rrjetet sociale ka treguar se si do të duket telefoni i ri iPhone 12 Pro.
Apple pothuajse çdo vit i lançon telefonat e rinj në mes të shtatorit, dhe java e ardhshme do të ishte koha më e mirë për ta bërë këtë.
Por për shkak të pandemisë prezantimi i iPhone 12 Pro pritet të bëhet në tetor.
Ndërkohë në muajin shtator Apple do të organizojë një konferencë speciale për të prezantuar pajisjet e reja si Apple Watch.



