Dalipi i OSSH nuk ndalet, tender 2 miliardën me abuzime
Blendian Dalipi po rezulton nga dita në ditë që të jetë një mjeshtër i vërtetë,në dhënien e tenderave të dyshimtë. Drejtuesi aktual i OSSH pothuajse çdo javë po jep tendera abuzivë në shifra të frikshme.

Është e pabesueshme se si SPAK apo prokuroria nuk hetojnë këto tendera flagrantë e skandalozë. Më i fundit është ai që mban numrin e referencës REF-81867-09-29-2023 dhe ka si objekt “Rikonstruksion i rrjetit ‘TU’ 0.4Kv me kabëll ‘A.B.C’ në njësinë Peshkopi, Drejtoria Rajonale Burrel, “Zonat Guri i Kuq, Bellova, Pularia”.
Kjo procedurë ka si fond limit vlerën 179,346,634 lekë të reja pa TVSH ose gati 2.1 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Duke studiuar dokumentacionin e këtij tenderi shikohet se kanë marrë pjesë tre firma.

Por për habi në garë ka marrë pjesë një firmë që nuk ka ofruar asnjë vlerë. Është e kuptueshme se kjo ka ndodhur për të dhënë idenë se gjoja ka konkurrencë e për të bërë disi të besueshëm tenderin.

Fitues duket se është shpallur pikërisht ai bashkim operatorësh që dihej që në fillim. Blendian Dalipi i ka dhënë trofeun bashkimit të operatorëve “ABG Ndertim” Sh.p.k. dhe “LA – OR” për vlerën 172,492,727 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2 miliard ëlekë të vjetra me TVSH.
Ndërkohë vlera fituese me një llogaritje të thjeshtë del se është sa 96% e fondit limit, duke rritur akoma më shumë dyshimet se Dalipi ka “rruar e qethur” mirë e mirë paratë e OSSH-së.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



