E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dallgët në  det, anulohen lundrimet drejt Italisë
Lajme

Dallgët në det, anulohen lundrimet drejt Italisë

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga Drejtoria e Porteve gjatë ditës së sotme dallgët në det kanë shkuar nga 7 deri në 8 Ballë.

Për pasojë kapiteneria e Portit të Vlorës ka bërë thirrje për marrjen e masave.

Mësohet se trageti i linjës Vlorë-Brindisi, ka mbërritur rreth orës 7 e 30 të mëngjesit, por ka njoftuar se është anuluar kthimi për në Itali i parashikuar për në mesditë.

Po ashtu kapiteneria ka thënë që të merren masa edhe për pezullimin e lundrimit detar.

Situata ka qenë më e normalizuar në portin më të madh në vend atë të Durrësit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.