E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Darëzezë, flakët  e zjarrit rrezikojnë pyllin, mbërrijnë pranë zonës së banuar.
Lajme

Darëzezë, flakët e zjarrit rrezikojnë pyllin, mbërrijnë pranë zonës së banuar.

Një vatër zjarri është lokalizuar në Darëzezë të Fierit në zonën e quajtur Pertiq.

Me ndihmën e kushteve të erës dhe temperaturave të larta, flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar kështu edhe pyllin me pisha.

Ndërkohë mësohet se zjarri është afruar shumë pranë zonës së banuar.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, në përpjekje për të neutralizuar flakët.

Krahas tyre, në shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe banorë të zonës me mjete rrethanore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.