E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DASH paralajmëroi qytetarët të kenë kujdes në Lazarat/ Deputeti i zgjedhur i PD: Realiteti aty nuk mund të tjetërsohet nga keqinformimet dashakeqëse të Qeverisë
Publik News

DASH paralajmëroi qytetarët të kenë kujdes në Lazarat/ Deputeti i zgjedhur i PD: Realiteti aty nuk mund të tjetërsohet nga keqinformimet dashakeqëse të Qeverisë

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pasi ambasada amerikane në Tiranë shpërndau thirrjen e

DASH  për qytetarët amerikanë që duhet të kenë kujdes dhe të mos udhëtojnë në fshatin Lazarat.

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka cilësuar shqetësuese situatën e sigurisë në fshatin Lazarat të Gjirokastrës dhe për këtë arsye i bën thirrje qytetarëve amerikanë të kenë shumë kujdes.

DASH

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tritan Shehu shprehet i habitur nga ky cilësim që DASH ka bërë për Lazaratin. Në faqen zyrtare të ambasadës thuhet se situata e sigurisë në Lazarat “mbetet e paqëndrueshme për shkak të krimit dhe dhunës që lidhen me kultivimin e marijuanës. Policia lokale ka aftësi të kufizuar për të mbrojtur dhe ndihmuar udhëtarët”.

Por për Tritan Shehun, kjo është e pavërtetë dhe madje shton se postimi që është bërë në internet, mund të jetë edhe hakerim.

“Kam mbetur “pa fjale” nga ky publikim, qe shpresoj te jete nje lapsus absurd ose ndoshta dhe nje hakerim provokativ. Si perfaqesues i atij komuniteti fisnik, punetor e te ndershem, dhe i te gjithe Qarkut te Gjirokastres, deshiroj te garantoj cilindo per situaten tejet normale, jashte cdo perfshirje ne krim, te atij fshati ku askush nuk mund te gjeje qofte dhe nje rrenje kanabis”, shkruan ai.

REAGIMI I PLOTE

1

Po lexoj thellesisht i habitur ne media dhe Web Site e Ambasades se ShBA nje lajm per Lazaratin, ku ai cilesohet si nje zone krimi, e pa sigurte edhe per policine, per shkak te kanabisit.

Kam mbetur “pa fjale” nga ky publikim, qe shpresoj te jete nje lapsus absurd ose ndoshta dhe nje hakerrim provokativ.

Si perfaqesues i atij komuniteti fisnik, puntor e te ndershem, dhe i te gjithe Qarkut te Gjirokastres, desheroj te garantoj cilindo per situaten tejet normale, jashte cdo perfshirje ne krim, te atij fshati ku askush nuk mund te gjeje qofte dhe nje rrenje kanabis.

E bej kete duke e ftuar cdo njerin qe desheron te shkojme se bashku, te vizitojme, te bisedojme me banoret aty dhe pse jo te marrim edhe nje kafe.

Ai komunitet, i persekutuar rende gjate komunizmit, i lene krejt ne harrese e persekutim nga rregjimi i Rames, eshte bartes i vlerave e idealeve demokratike, Europiane dhe te miqesise se thelle me ShBA.

Ky eshte realiterti aty qe nuk mund te tjetersohet as nga keq informimet dashakeqese te Qeverise sone e instrumentave te saj, si pasoje e nje urrejtje patologjike, pikerisht per shpirtin demokrat te lazaratasve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.