E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dashnor Diko publikon një foto që do t’ju përlot të gjithëve
Lajme

Dashnor Diko publikon një foto që do t’ju përlot të gjithëve

Problemet sociale që trondisin vendin sidomos kur janë të përfshirë fëmijët mund të prekin këdo, veçanërisht artistët.

Në raste të tilla, ata reagojnë fuqishëm kundër padrejtësive në kurriz të njerëzve të pafajshëm dhe në kurriz të fëmijëve të vegjël.

Një rast i veçantë që ka prekur këngëtarin Dashnor Diko, është dhe fotografia e një fëmije i cili në vend që të shkojë në shkollë e të mbajë çantën e librave, mban një kovë të mbushur me gurë.

Është skamja që e detyron këtë fëmijë të mos ndjekë dot studimet e të shfrytëzohet në punë.

“Vetëm 5 minuta kjo foto të vendoseshe në një monitor brenda në parlament ta shikonin të gjithë zotërinjtë sesa e vështirë është jeta e këtyre fëmijëve, në vend të librit e detyron jeta të mbajë kovën me krom..mjerim”, shkruan i prekur këngëtari Diko në postimin e tij.

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.