Dashnor Sula me tone të forta i drejtohet Gardës: Turp të keni, turp! I bëni fresk pushtetit
Deputeti i PD Dashnor Sula ka shpërthyer me tone tepër të forta ndaj Gardës, pasi kjo e fundit nuk i lejoi që të futen në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Ai u ka thënë atyre se duhet të kenë turp që ‘lëpihen për një rrogë’, ndërsa edhe pse u lejua të futej në Kryesi, vetëm ai, vijonte të fliste me tone të larta.
“Lëpiheni për një rrogë, turp të keni! Turp të keni! E shkatërruat Shqipërinë, kanë ikur të gjithë. Bëni fresk pushtetit, turp të keni të gjithë, turp të keni, turp, diktaturë, turp të keni….”, është shprehur me tone të forta Dashnor Sula.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



